Lideri çeçen për vdekjen e Prigozhin: Humbje e madhe për Rusinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2023, 19:11
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i presidentit rus Putin, forcat e të cilit shpesh luftonin përkrah njësive Wagner në Ukrainë, ka vlerësuar figurën e Yevgeny Prigozhin i cili vdiq pas rrëzimit të avionit të tij në Moskë.
“Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë,” tha Kadyrov në një postim të gjatë në Telegram.
Kadyrov e përshkroi Prigozhin si “të dalluar nga të tjerët për shkak të aftësive unike të komunikimit dhe këmbënguljes”.
Në lidhje me kontributin e Grupit të Wagnerit në luftën e Rusisë në Ukrainë, Kadyrov tha:
“Nuk ka dyshim se ai dha një kontribut të madh në fushëbetejë. Kjo meritë nuk mund t’i hiqet atij. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gjithë shtetin”, shtoi ai.

