"Sterilizimi", Vokshi: Kostoja e tejkaloi planifikimin, oferta e kompanisë që humbi ishte më e ulët se ajo e Rrapajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 12:03
Deputetja e partisë Demokratike, Albana Vokshi doli sot në konferencë për mediat ku foli për aferën e koncensionit të sterilizimit. Vokshi akuzoi Beqajn se ka firmosur me dhjetra koncensione.
"Ilir Beqja ka firmosur me dhjetra koncesione me firmën e tij. Beqja ka fimosur për të pasur nën kontroll procedurat. Janë dhjetra shkresa që mbajnë firmën e Beqajt.
Kostoja e tejkaloi planifikimin. Ky koncesion ishte i panevojshëm. Oferta e kompanisë që humbi ishte më e ulët se ajo e Rrapajt", tha ndër të tjera Vokshi.
