Ukraina “feston" pavarësinë, presidenti Zelensky: Do të luftojmë për liri

Populli ukrainas nuk arriti dot as këtë vit të festojë ditën pavarësisë. Luftimet vijojnë në disa zona, ndërsa presidenti Zelenskyi ka falënderuar atdhetarët për qëndresën e treguar në këto 18 muaj.

Përvjetori i Pavarësisë e gjeti Ukrainën në luftë për të dytin vit.

Presidenti Volodymyr Zelensky e në mesazhin e tij vlerësoi rezistencën e e popullit të ukrainës në luftën për liri, ndërsa në disa zona vijojnë përplasjet e ashpra.

Sot ne festojmë 32 vjetorin e pavarësisë sonë , pavarësinë e Ukrainës. Një festë e njerëzve të lirë. “Liria “është një vlerë për secilin prej nesh dhe ne po luftojmë për të”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
Lufta për pavarësi vazhdon edhe sot e kësaj dite, tha gjithashtu Shefi i inteligjencës ushtarake të vendit, Kyrylo Budanov.

Autoritet njoftuan se e enjtja do të ishte festë kombëtare, por që në te nuk u përfshinë festime publike.
dita e pavarësisë u përshëndet dhe nga vende aleate. Në Bruksel ndërtesa e qeverisë së BE u ndricua me ngjyrat e flamurit ukrainas. Edhe pse vendi ende nuk është pjesë e unionit në këtë ditë flamuri u rendit në krah të simboleve të shteteve të tjera.
“Ata janë një frymëzim për të gjithë evropianët”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Ndërkohë, Në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizoi pritje zyrtare për gazetarët ukrainas që janë zhvendosur në Kosovë, përmes programit “Journalists in Residence - Kosovo” – të iniciuar nga dy organizata evropiane të gazetarëve dhe të mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës.