Gati 500 persona janë prekur nga stuhia e pluhurit në Iran gjatë 2 ditëve të fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 08:22
Rreth 500 persona janë lënduar gjatë dy ditëve të fundit si pasojë e një stuhie të fortë pluhuri në provincën Sistan dhe Baluchestan në Iran.
“Rreth 488 persona iu drejtuan qendrave mjekësore, 64 prej tyre u shtruan në spital, pjesa tjetër morën trajtim ambulator”, tha shefi i shtabit të krizave të provincës, Majid Mohebbi.
Shefi i shërbimit meteorologjik të provincës, Mohsen Heydari, tha se në qytetin Zabol të kësaj krahine, shpejtësia maksimale e regjistruar e erës ishte 94 kilometra në orë, ndërsa në qytetin Zahak ishte 79 kilometra në orë.

