Inflacioni në rritje shtyn 68 milionë aziatikë drejt varfërisë
Rritja e kostove të jetesës për shkak të rritjes së inflacionit dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë COVID-19 kanë shtyrë afro 68 milionë njerëz të tjerë në varfëri ekstreme në Azi dhe Paqësor, deklaroi Banka Aziatike për Zhvillim (ADB).
”Rreth 155,2 milionë persona në Azi dhe Paqësor ose 3,9 për qind e popullsisë së rajonit, jetonin në varfëri ekstreme ose mbijetonin me më pak se 2,15 dollarë”, sipas raportit të treguesve kryesorë të bankës me bazë në Manila.
“Azia dhe Paqësori po rikuperohen vazhdimisht nga pandemia COVID-19, por kriza në rritje e kostos së jetesës po minon përparimin drejt zhdukjes së varfërisë”, tha Albert Park, kryeekonomist në ADB.
“Duke forcuar rrjetat e sigurisë sociale për të varfërit dhe duke nxitur investimet dhe inovacionin që krijojnë mundësi për rritje dhe vende pune, qeveritë në rajon mund të kthehen në rrugën e duhur”, shtoi ai.

