Linda Idrizi kap majat/ Fiton çmimin “Dizainerja më e mirë në Evropë”

Stilistja e njohur me origjinë nga Tetova, Linda Idrizi, ka qenë e pranishme në mbrëmjen “gala” të “The Best Of Europe Awards”, që u mbajt të hënën në qytetin e Stanbollit, në Turqi.

Nata duket se ka qenë magjike për të, pasi punimet e saj u vlerësuan me çmime të ndryshme.

Konkretisht, stilistja është vlerësuar me çmimin e parë si “Dizajnerja më e mirë për veshje me punë dore në nivel ndërkombëtar”, duke bërë të njohura veshjet tradicionale nga shtëpia e modës së “Tetova Artizanat Gold”.

Linda Idrizi kap majat/ Fiton çmimin “Dizainerja më e

Në përfundim të eventit në fjalë, Linda u shpreh shumë e lumtur dhe krenare në skenën e madhe të Stanbollit për këtë çmim dhe deklaroi se ky trofe është një mbështetje për të dhe “Artizanat Gold”, duke i inspiruar akoma më tepër duke sjellë krijime të veçanta për të gjithë ata që dëshirojnë të duken bukur me veshjet tradicionale.

Kjo është hera e parë që një stiliste shqiptare vlerësohet për veshje me punë dore dhe arrin të marrë një çmim nivel ndërkombëtar.