Djali grushton ariun, ia shpëton jetën babait të tij
Një adoleshent ia arriti ta shpëtonte babanë e tij që do të mund të copëtohej nga një ari i tërbuar në Suedi, duke e grushtuar kafshën.
Babai me të birin po e ndiqnin ariun kur papritur u kthye dhe vuri në shënjestër burrin.
Djali e grushtoi ariun në kokë pasi ai arriti babanë dhe e lëndoi.
Ariu u kthye dhe kafshoi djalin në krah, por kjo i dha mjaftueshëm kohë babait që ta qëllonte dhe ta vriste, raportoi DailyMail.
Të dy u dërguan në spital. Ndërsa plagët në fytyrë që mori babai raportohet të jenë serioze, ai është jashtë rrezikut për jetë.
Suedia po përballet me problem në rritje me arinjtë, pasi banorëve në veri po u shkaktojnë probleme të mëdha.
Autoritetet suedeze kanë aprovuar vrasjen e arinjve dhe gjuetarët lejohen të qëllojnë deri në 649 arinj.
