Kurti në mbledhjen e qeverisë pas takimit në Athinë: E vetmja rrugë për Kosovën është BE
Në mbledhjen e qeverisë pas takimit në Athinë, Albin Kurti shprehet se në tryezën informale ka theksuar se për Kosovën e vetmja rrugë është integrimi në BE. Njohja reciproke dhe të drejtat e pakicave sipas konventave evropiane sipas tij ishin pjesë e diskutimeve.
Unë theksova se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Që të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet të zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë dhe se për fqinjësi të mirë, demokratike e evropiane është e domosdoshme njohja reciproke, de-jure, e de-facto si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave evropiane”,
Rritja ekonomike dhe zgjidhja e ngërçit në katër komunat në veri ishin pjesë e fjalës së Kurtit në mbledhjen e qeverisë.
“ De-eskalimi në katër komunat në veri të vendit praktikisht ka ndodhur, ndërkohë që Kosova është duke e respektuar marrëveshjen e Bratisllavës. Në prag të Samitit të Berlinit në Tiranë në këtë tetor, takimi në Athinë me pjesëmarrjen e presidentit Zelensky i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Për Kosovën, pjesëmarrja në Athinë dhe takimet e nivelit të lartë në pallatin Maximos përbëjnë edhe një hap tjetër drejt avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Greqisë”.
Kurti solli në vëmendje se kur kanë kaluar dy muaj prej kur është regjistruar incidenti i fundit serioz në veri, nuk ka pasur më protesta. Shkak sipas tij është ndalimi i ekstremistëve dhe se nuk po shtyhen më nga athina

