Shpëtohen tetë persona të bllokuar në një kabinë teleferiku në Pakistan

Të paktën tetë persona kanë arritur të shpëtohen pas bllokimin në teleferikun e varur mbi kanion në Pakistan, raportoi të martën “Associated Press”.

Shpëtimi i tyre është bërë nga komandot e ushtrisë duke përdorur helikopterë dhe një karrige të improvizuar.

Gjashtë fëmijët dhe dy të rriturit janë bllokuar gjatë ditës kur një kabllo u këput teksa ata po shkonin në shkollë.

Kryeministri në detyrë Anwaar-ul-Haq Kakar përgëzoi ushtrinë dhe shpëtimtarët e tjerë për shpëtimin.

"I lehtësuar kur e di se të gjithë fëmijët janë shpëtuar me sukses dhe në mënyrë të sigurt", tha Kakar në platformën X, shërbimi i njohur më parë si Twitter. "Punë e shkëlqyer ekipore nga ushtria, departamentet e shpëtimit, administrata e qarkut si dhe nga qytetarët vendas”.

Në një deklaratë, ushtria tha se operacioni i shpëtimit ishte delikat dhe përfshinte komando, pilotë nga ushtria dhe forcat ajrore dhe mbështetjen e autoriteteve lokale.