Kapet anija me 700 kg kokainë në Spanjë, arrestohen dy vëllezërit italianë dhe dy bashkëpunëtorët e tyre

Dy vëllezër nga Rimini i Italisë, një serb dhe një kroat janë vënë në pranga nga policia spanjolle pasi u kapën pranë ishujve Kanarie, duke transportuar me një anije 700 kilogramë kokainë.

Vëllezërit 31 dhe 26 vjeç, u arrestuan së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë, një serb dhe një kroat. Ndërsa 700 kilogramë kokainë u sekuestruan nga policia.