Po vizitonin kryeqytetin rus, vdesin turistët në Moskë, gjenden në kanalizimet e qytetit

Tetë persona të cilët po vizitonin kryeqytetin Rus të Moskë  kanë vdekur në pasi u bllokuan në kanalizimet nëntokësore pas shirave të rrëmbyeshëm ditën e diel.

Sipas medieve, shtatë turistë dhe një guidë që kishte ardhur për t’iu treguar vendin janë gjetur të vdekur në kanalizimet e qytetit.

Grupi po eksploronte Neglinka nëntokësore, një degë e lumit kryesor të qytetit, Moskva. Operacioni i kërkimit kishte përfunduar dhe po bëheshin përpjekje për të identifikuar zyrtarisht të vdekurit, thanë hetuesit.

Hetuesit thanë se kishin identifikuar tre persona të përfshirë në organizimin e turneut. Të paktën një është arrestuar dhe akuzuar, thanë ata, por një tjetër mendohet se është larguar nga vendi për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Disa kompani ofrojnë turne nëpër kanalizimet e qytetit, disa prej të cilave datojnë nga shekulli i 19-të. Fillimisht më shumë se 20 persona u regjistruan për turneun, tha agjencia e lajmeve Ria, megjithëse shumica e tyre më vonë u tërhoqën për shkak të parashikimit të motit.