Diskutime mes Ukrainës dhe Bullgarisë për eksportin e grurit

Udhëheqësit e Ukrainës dhe Bullgarisë kanë diskutuar mundësinë që të sigurojnë një corridor të përbashkët në Detin e zi për eksportin e grurit.

Biseda është zhvilluar mes Presidenti vlodimir Zelensky dhe kryeministri bullgar Nikolai Denkov gjatë takimit që ata kishin në tryezën informale në athine.

Sipas zyrës në Kiev, një rrugë e tillë shihet si një alternativë e cclimrimit nga bllokazhi që rusia i ka bërë dërgimit të drithërave të ukrainës drejt vendeve të tjera.

Në mes të muajit të shkuar, Rusia u tërhoq nga marrëveshja një vjecare, e ndërmjetësuar nga OKB dhe që atëherë paralajmëroi se anijet e drithit që nisen nga tre portet ukrainse do të sulmoheshin.

Kjo pasoi rritjen e çmimeve globale të ushqimit dhe frikën e mungesës së grurit pasi ukraina është prodhuesja më e madhe.

Ajo e ka krijuar një corridor të saj por nuk është në gjendje të sigurojë mbrojtjen nga sulmet detare të Rusisë.

Javën e kaluar nisi dërgesën e parë me një anije më kontenierë që mbërriti në ujërat turke.

Kievi është në bisedime me disa nga kompanitë më të mëdha të sigurimit në botë për të mbuluar anijet që lundrojnë në portet e tij në Detin e Zi , në përpjekje për të rifilluar plotësisht eksportet jetike të grurit në gjithë globin