Japonia do nisë shkarkimin e ujërave radioaktive nga centrali bërthamor i Fukushimës

Nga e enjtja Japonia do të nisë shkarkimin e ujrave nga centrali bërthamor Fokushima. Ekspertët kanë bërë të ditur se ndër vite sasitë janë përpunuar për të larguar mbetjet radioaktive. Pavarësisht kësaj shumë shtete kanë kundërshtuar vendimin.

Pas muajsh polemikash dhe debatesh, Japonia do të nisë të enjten shkarkimin e ujërave radioaktive nga centrali bërthamor Fukushima.

Pavarëshisht kundërshtimeve nga fqinjët, vendimi erdhi disa javë pasi mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së miratoi planin.
Ai ka qenë i menduar prej vitesh, pasi autoritetet paralajmëruan në 2019 se hapësira po mbaronte për të ruajtur ujërat e përpunuar dhe se nuk kishin zgjidhje tjetër.

Rreth 1.34 milion ton janë grumbulluar që nga cunami i vitit 2011 që shkatërroi uzinën, dhe që konsiderohet si fatkeqësia më e madhe bërthamore në botë që nga Çernobili.

“Ujërat e zeza janë trajtuar vazhdimisht për të filtruar të gjithë elementët e dëmshëm e më pas janë ruajtur në depozita” deklaroi firma shtetërore e energjisë elektrike në Tokyo, duke shtuar se shkarkimi do të monitorohet nga palët e treta duke përfshirë OKB, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike etj.

Ekspertët vlerësojnë se ka ende përqendrime të materialit radioaktiv në ujë megjithatë ato nuk janë të dëmshme nëse nuk konsumohen në sasi të konsiderueshme.

Ndërsa disa qeveri kanë shprehur mbështetje për Japoninë, të tjerat e kanë kundërshtuar me forcë, kryesisht Azia sepse konsumatorët atje grumbullojnë kripë dhe ushqime deti.
Kina e ka akuzuar Japoninë se e trajton oqeanin si kanalizimet e saj private ndërsa bashkë me Korenë e Jugut kanë ndaluar importet e peshkut nga rrethinat e Fukushimës.