Lufta në Ukrainë, raportohet për një viktimë dhe një të plagosur nga sulmet ruse në Zaporizhzhia

Sulmet ruse  kanë vrarë një 51-vjeçar dhe ka plagosur një tjetër civil ukrainas në rajonin e Zaporizhzhias gjatë mesnatës.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i administratës së rajonit, Yurii Malashko, i cili në një postim në Telegram shkruan se Zaporizhzhia u godit 96 herë nga raketat ruse.

Përpos dëmeve njerëzore janë dëmtuar disa shtëpi dhe ndërtesa.