Iraku fik tabelat elektronike, hakeri transmetoi pornografi për kalimtarët e Bagdadit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2023, 22:44
Autoritetet irakianë kanë fikur bordet e reklamave elektronike në Bagdad, pasi pamjet pornografike u transmetuan në një nga ekranet.
Një burrë është arrestuar nga policia, pasi materiali është transmetuar tek kalimtarët në kryeqytet, raportojnë mediat lokale.
Tabelat e reklamave dixhitale u fikën të dielën.
"Autoritetet irakiane të sigurisë vendosën të fikin përkohësisht ekranet që shfaqin reklama në vendet publike në kryeqytetin Bagdad, pasi ato iu nënshtruan hakimit elektronik dhe klipeve imorale".
