Lula: Në samitin e BRICS doja ta takoja Putinin për të diskutuar paqen në Ukrainë

Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, tha se do të dëshironte të diskutonte luftën në Ukrainë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në samitin e BRICS të planifikuar nga nesër deri më 24 gusht në Afrikën e Jugut.

Putin do të marrë pjesë vetëm nga distanca pasi mbi të ka një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Në vend të tij do të jetë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

“Ministri i Jashtëm (Sergei) Lavrov është një diplomat shumë i rëndësishëm, por do të ishte thelbësore që Rusia të marrë pjesë në këtë takim (BRICS) me presidentin e saj (Putin)”, tha Lula për gazetën afrikano-jugore The Sunday Times.

“Ne do të diskutojmë çështje globale si paqja dhe lufta kundër pabarazisë dhe unë do të doja t’i diskutoja ato personalisht me presidentin Putin”, shtoi lideri brazilian, promotor i një tryeze bisedimesh për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.