Ukraina do marrë avionë F-16 nga Holanda dhe Danimarka, reagon Moska: Përshkallëzon konfliktin
Rusia ka reaguar ndaj vendimit të Danimarkës dhe Holandës për t’i dhuruar Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke thënë se kjo do të përshkallëzonte konfliktin.
“Fakti që Danimarka tani ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës 19 aeroplanë F-16 çon në një përshkallëzim të konfliktit”, ka thënë ambasadori rus Vladimir Barbin në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Ritzau.
“Duke u fshehur pas një premise se vetë Ukraina duhet të përcaktojë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet dhe fjalët e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”, citohet të ketë thënë ai.
Reagimi i Moskës vjen pasi Danimarka dhe Holanda njoftuan se do të furnizonin Ukrainën me aeroplanë, me gjashtë të parët që do të dorëzoheshin në fund të vitit.
