VIDEO/ 8 vjedhje në tre muaj, arrestohet grabitësi serial i banesave në Durrës
Një 32 vjeçar autor i dyhshuar për 8 vjedhje në banesa është arrestuar në Durrës. Në pranga ka rënë O.T 32 vjeç pas denoncimeve të marra tre muajt e fundit për vjedhje dhe tentativa vjedhjeje nëpër banesa.
Pas hetimit, rezultoi se 32 vjeçari gjatë periudhës qershor-gusht 2023 kishte vjedhur në 8 banesa dhe kishte tentuar në 6 të tjera. Atij iu sekuestruan 25 ora, 5 celularë si dhe bizhuteri.
Njoftimi i policise Durrës:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Çelësi", pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje në disa banesa.
Autor i dyshuar për 8 vjedhje dhe për 6 tentativa për vjedhje, në banesa të ndryshme të qytetit të Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen disa çelësa dhe mjete të tjera që i kishin shërbyer 32-vjeçarit, për të kryer vjedhjet, si dhe 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të vjedhura.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, mbi denoncimet e marra tre muajt e fundit, për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa në lagje të ndryshme të qytetit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Çelësi", në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. T., 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer shtetasit O. T., për të kryer vjedhjet.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

