Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagosen 2 persona, në gjende të rëndë 63-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2023, 22:17
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë.
Ngjarja në afërsi të fshatit Shelegar. Janë përplasur automjetet “Mercedes-Benz” me targe AA108FR me drejtues Zenel Tusha me mjetin tip “Mitsubishi” me targe SR5883B me drejtues Eltjon Çela, 34 vjeç.
Si pasoje kane mbetur te plagosur pasagjerja e mjetit “Mercedes-Benz”, shtetasja Adife Tusha 63 vjeç dhe drejtuesi i mjetit “Mitsubishi” shtetasi Eltjon Çela, 34 vjeç.
Ata po marrin ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Sipas bluzave të bardha gjendja e Eltjon Çelës është e mire ndersa Adife Tusha është në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
