E rëndë në Librazhd/ 11-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin/ PAMJE

Një i mitur ka humbur jetën në lumin Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fusha e Kromit.

Trupi i pajetë i 11-vjeçarit është nxjerrë nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit të ndihmuara edhe nga kolegët.

Paraprakisht dyshohet se i mituri është futur për tu larë dhe është mbytur aksidentalisht.


"Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi." - njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.