Efektiviteti i koncensioneve, Prifti: Shpenzimet shumë të larta, stafet e ministrive jo profesionale
Mjeku i njohur, Pirro Prifti në studion e lajmeve të Ora News komentoi efektivitetin e koncensioneve në Shqipëri si dhe foli edhe për largimin e mjekëve nga Shqipëria.
"Ato që shpikën koncensionin e sterilizmit ishin të paaftë. Krijuan një dicka për të justifikuar vjedhjen. Shpenzimet ishin jashtëzakonisht të larta. Stafet e ministrive nuk janë stafe profesionale, janë marrë militantë. Duhen parë mangësitë e sterilizimit. Duke harxhuar kaq para nga buzheti i shtetit, mund të behëj një reformë shumë e mirë si prsh rritja e rrogave. Totali në vit që ne paguajmë për koncensionet arrin deri në 1 miliardë në vit. Kujdesi ndaj pacientit duhet përmirësuar, pacientët shkojnë më shumë tek spitalet private.
Spitalet publike janë në gjendje jo të mirë në krahasim me spitalet private. Kontrolli dhe menaxhimi në spitale jo i mirë. Check up është mbivendosur tek ato që e bëjnë punën dhe lekët i merr privati. Studentët e mjekësisë kanë edhe një detyrim ndaj vendit dhe familjes së tij. Pse të mos i shërbejnë vendit për 2-3 vite? Ligji nuk duhej bërë në këtë mënyrë të ashpër, nuk duhej bllokuar diploma. Kanë njëfarë detyrimi ndaj shtetit të vet", tha ndër të tjera Prifti.
