Gjendet i pajetë punonjësi i agjencisë turistike në Vlorë, familjarët dyshojnë për vrasje e grabitje

Punonjësi i një agjencie turistike është gjetur i vdekur paraditen e sotme. Nga raportimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Portit të Vlorës, ndërsa viktima është shtetasi Nadir Gjata.

Familjarët pretendojnë se bëhet fjalë për një vrasje dhe grabitje, pasi atij nuk i është gjetur çanta që kishte me vete.

Ndërkaq, pritet që policia të bëjë njoftimin e ngjarjes në fjalë ku do të saktësohen dhe pretendimet e familjarëve.