LAJMI I FUNDIT/ U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë 16 vjeçari

Ka ndërruar jetë 16 vjecari që u përplas me jet ski në Llaman. 16 vjecari ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës. 16 vjecari K.XH kishte qenë 4 ditë në vdekje klinike te spitali i Traumes.

I mituri me inicialet K.XH., u soll me helikopter në Tiranë, në spital në gjendje të rëndë nga plagët e marra. I plagosur nga manovrat e rrezikshme me mjetin lundrues mbeti dhe një tjetër shok i viktimës, 17-vjeçari me inicialet D.K., por është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se: Në Llaman, shtetasit me inicialet K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra–tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K, ku për pasojë 16-vjeçari është plagosur rëndë dhe ndodhet në vdekje klinike në spital.