Kursi i këmbimit, euro humbet terren, dollari forcohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2023, 15:18
Monedha evropiane Euro humbi lehtë pikë në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa dollari dhe poundi u forcuan.
Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten një euro u këmbye me 105.03 lekë, duke humbur 0.06 pikë krahasuar me të mërkurën, ndërsa një dollar u këmbye me 96.67 lekë, duke fituar 0.47 pikë.
Poundi britanik u këmbye me 122.88 lekë, ose 0.16 lekë më tepër se dje, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 109.96 lekë, ose 0.38 lekë më tepër.


