Turizmi shënon rritje, INSTAT raporton për dyfishim të hoteleve të prenotuara
Operatorët turistik e konsiderojnë vitin 2023 si më të mbarin jo vetëm pas pandemisë por edhe para kufizimeve.
Madje INSTAT raporton një dyfishim të hoteleve të prenotuara.
Kështu në bregdet në qershor të vitit 2022 kishte 288.315 netë që kanë qëndruar në dhomat në bregdet, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit actual shifra ka shkuar në 450.835.
Dyfishim ka edhe në zonat e tjera të vendit, përfshirë edhe kampingjet
Por edhe ditët e qëndrimit në vendin tonë janë shtuar për visitor qoftë emigrantët që kthehen në atdhe, ashtu edhe për të huajt, në bregdet madje periudha e qëndrimit është dyfishuar.
Sa i përket shteteve nga vinë pushuesit, Kosova mban vendin e parë me 12.6 për qind e më tej Polonia me 9.2. Më tej Italia dhe Gjermania, përkatësisht me 7 dhe 8 për qind, dhe Spanja me 4. Po ashtu ka dhe nga shtete të tjera.
Në total numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri në qershor ka shkuar në 260 mijë 100 mijë më shumë nga sa ishte vitin e shkuar.
Por ajo çfarë raportohet jashtë statistikave të INSTAT është se në periudhën e muajit korrik-gusht ka një rritje edhe më të lartë duke sjellë që thuajse të gjithë hotelet dhe banesat me qira ditore për pushime të jenë të zëna në çdo ditë të muajit.


