Tregtia shqiptare "jashtë loje", bien eksportet dhe importet jashtme, edhe materialet e ndërtimit pësuan rënie
Kompanitë shqiptare shiten rreth 38 miliard lekë produkte Made in Albania ne tregjet e huaja në muajin korrik. Sipas INSTAT kjo shifër tregon rënie prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Si shtatë mujor nga eksportet u siguruan 272 miliard lekë por sërish me një rënie 7.0%.
Materialet e ndërtimit, metalet, mineralet, energjia elektrike dhe produktet kimike kanë shënuar rënien më të lartë. Nderkohë që kërkesë më të shtuar ka pasur për makineritë dhe pjesët e këmbimit me një efekt pozitiv prej 2,8%.
Drejt Austrisë vërehet një rënie me 78.4 për qind të kërkesës për mallra shqiptare dhe SHBA po ashtu ka prekur 63 për qind më pak. Nga ana tjetër eksportet drejt Britanisë u rritën me 1 mijë e 600 për qind më shumë.
Sa i përket importeve në vlerë të parasë në shtatë mujor arriti në 509 milard lekë, shifër e cila rezulton me rënie prej 3.5%.



