Qese me ushqime në këmbim të votës, SPAK çon dosjen e Shkodrës në GJKKO. Ja kush janë 4 personat e akuzuar

Prokuroria e Posaccme Anti-Korrupsion njofton se ka mbyllur hetimet për dosjen e korrupsionit në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke e dërguar atë për gjykim në GJKKO.

Njoftimi i SPAK

Kërkesë për gjykim - Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 125 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

Ergys Ivziku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal;

Arvit Bushati, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal;

Petrit Dyli, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal;

Mhill Volaj, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se të pandehurit Ergys Ivziku, Arvit Bushati, Petrit Dyli dhe Mhill Volaj, banorë të qytetit të Shkodrës, në kuadër të formës së thjeshtë të bashkëpunimit, kanë kryer veprime konkrete të cilat kanë mbetur në fazën e tentativës (për shkaqe të pavarura nga autorët), me qëllim dhurimin e të mirave materiale në këmbim të votës për një kandidat të caktuar politik, pjesëmarrës ne zgjedhjet lokale të muajit Maj 2023.

Qese me ushqime në këmbim të votës, SPAK çon dosjen e

Ngjarja

Pak orë përpara zgjedhjeve të 14 majit, fillimisht do të arrestoheshin tre punonjës të Bashkisë Shkodër me akuzën e krimit krimit elektoral, pasi akuzohen se përmes pakove ushqimove kërkonin votat e qytetarëve.

Bëhet fjalë për dy punonjësit e Drejtorisë Arsimore të Bashkisë,  Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve dhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës që u u ndaluan pasi në një furgon po transportonin 50 pako ushqimore.

Pas pak minutash, në drejtorinë e policisë së Shkodrës, është paraqitur edhe drejtori i Drejtorisë Ekonomike – Arsimore në bashki Ergys Ivziku për të dëshmuar dhe për t’u interesuar për dy punonjësit e tij, por pas deklarimeve, edhe ai është arrestuar me akuzën se është përfshirë në këtë krim elektoral.

Pasi kanë vijuar hetimet, policia e Shkodrës, njoftoi se ka arritur të mësojë edhe porositësin e pakove ushqimore, që është Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Shkodrës. Arvit Bushati, 33 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Sipas policisë, të 4 personat, në bashkëpunim me njeri – tjetrin po i shpërndanin ushqimet në familjet shkodrane, në këmbim të votës për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën, Bardh Spahia.

KRONIKA E ARRESTIMIT TE ZYRTAREVE TE BASHKISE SHKODER