Zelensky viziton trupat pranë vijës së frontit në rajonin e Zaporizhias

Në fund të udhëtimit të tij në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore, presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi dje pozicionet e vijës së frontit në rajonin juglindor të Zaporizhias.

“Ju falënderoj për shërbimin, faleminderit që keni mbrojtur Ukrainën në këtë shtrirje të rëndësishme jugore”, tha Zelensky gjatë një vizite në një spital fushor.

Spitali ushtarak raportohet se trajton deri në 200 të plagosur çdo ditë.

“Presidenti Zelensky vizitoi shtabet e tetë brigadave të ndryshme”, thuhet në deklaratë.

Zelensky shoqërohej nga shefi i zyrës së tij, Andrii Yermak dhe zëvendësi i tij, Roman Mashovets.

Rreth 10 javë më parë, ushtria ukrainase nisi një kundërofensivë me fokus në rajonin e Zaporizhia.

Megjithatë, deri më tani, kjo ka rezultuar poshtë pritshmërive të larta.