"Çmenden" çmimet në Itali: 60 euro për dy kafe dhe ujë?!
Dy euro në Finale Ligure për një piatë (bosh) të kërkuar në tavolinë.
Në Maranello, një faturë darkë me tigele (një ushqim popullor i rrugës në Emilia-Romagna): 845 euro, shkruan faqja italiane ”Corriere della Sera” duke komentuar mbi abuzuesit e restoranteve dhe bareve në pikun e sezonit turisik.
Ndërsa një turist porositi një aperitiv në Verona, dhe u gjend përpara faturës prej 64 eurosh. Është vera e faturave të nxehta.
Raporti i fundit vjen nga dy lexues romakë me pushime në Sardenjë.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20, ulja në tavolinën e lokalit Portico në hotel Cervo dhe porositja e dy kafeve me 1 shishe ujë i kushtoi 60 euro.
Disa mund të mos habiten, duke pasur parasysh vendndodhjen, por 30 euro për një kafe mbetet një shifër padyshim mbi të gjitha pritshmëritë e arsyeshme.
