Mbush shishen dhe ikën, "gafa" e turistes në Fontana Di Trevi, shoqërohet nga policia
Në media është duke qarkulluar një video e një turisteje në Itali, e cila kalon shatërvanin Fontana di Trevi në Romë për të mbushur një shishe me ujë.
Ky veprim cilësohet si dëmtim i monumentit historik, incidenti i dytë i shënuar brenda pak muajsh.
Siç shihet edhe në video, gruaja e paidentifikuar ka injoruar shenjat e vendosura rreth shatërvanit që këshillojnë vizitorët të mos futen në ujë, duke u ngjitur në monument për të mbushur shishen e saj me ujë.
Pas këtij veprimi të pamenduar tursitja është shoqëruar nga Policia.
Ky incident vjen vetëm disa javë pasi një burrë u filmua duke gdhendur emrin e të dashurës së tij dhe emrin e tij në një nga muret e Koloseut.
BAD IDEA: Woman stuns onlookers as she walks across the Trevi Fountain and uses one of Rome’s most iconic tourist attractions to fill up her water bottle.
— ABC News (@ABC) August 15, 2023
Eyewitness footage shows a guard blowing a whistle and eventually leading her away. https://t.co/EAhrTWPhaW pic.twitter.com/AOPZiZa6UG
