Rusia torturon ukrainasit, të burgosurit rrëfejnë tmerret në burgje
Rusia duket se po konsumon shkelje të tjera serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar, ndërsa dhjetëra të burgosur nga Ukraina kanë rrefyer torturat në burgjet ruse.
Rrahje, goditje elektrike, mungesë ushqimi dhe vdekej në burg, janë vetëm disa prej tmerreve që kanë përjetuar ushtarët ukrainas të kapur robër në luftën e cila ka hyrë në ditën e 539.
Ish-të burgosurit ukrainas thonë se ata iu nënshtruan torturave, duke përfshirë rrahje të shpeshta dhe goditje elektrike, ndërsa ishin në paraburgim në një objekt paraburgimi në Rusinë jugperëndimore, në atë që mund të jetë shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar humanitar.
Në intervistat me BBC, dhjetëra ish-të burgosur të liruar në shkëmbimet e të burgosurve rusë pretenduan abuzim fizik dhe psikologjik nga oficerët dhe rojet ruse në objektin e paraburgimit numër dy, në qytetin e Taganrog.
Dëshmitë, të mbledhura gjatë një hetimi disa javor, përshkruajnë një model të vazhdueshëm të dhunës ekstreme dhe keqtrajtimit në objekt.
Burrat dhe gratë treguan se rrahur në mënyrë të përsëritur, duke përfshirë goditje në gjoks, goditje elektrike gjatë inspektimeve dhe marrjes në pyetje të përditshme.
Të burgosurit gjithashtu vazhdimisht të paushqyer, dhe të lënduarve nuk u jepet ndihma e duhur mjekësore, ndërsa ka raportime për të burgosurit që vdesin në objekt.
Qeveria ruse nuk ka lejuar asnjë organ të jashtëm, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të vizitojnë objektin që para luftës përdorej ekskluzivisht për të mbajtur të burgosur rusë.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj disa kërkesave për të komentuar akuzat.
Shkëmbimi i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është një arritje e rrallë diplomatike në luftë dhe më shumë se 2,500 ukrainas janë liruar që nga fillimi i konfliktit. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, deri në 10,000 robër besohet se mbeten në paraburgim rus.
Dmytro Lubinets, Avokati i Popullit i të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe një nga zyrtarët e përfshirë në negociatat e shkëmbimit me Moskën, tha se nëntë në çdo 10 ish të arrestuar pretendonin se ishin torturuar gjatë kohës që ishin në robëri ruse.
"Kjo është sfida më e madhe për mua tani: si të mbrojmë njerëzit tanë në anën ruse," tha ai duke shtuar se. "Askush nuk e di se si mund ta bëjmë atë."
Shtatorin e kaluar, Artem Seredniak, një toger i lartë, kishte qenë në robërinë ruse për katër muaj, kur ai dhe rreth 50 ukrainas të tjerë u transferuan në objektin e paraburgimit numër dy.
Ata udhëtuan me orë të tëra në pjesën e pasme të një kamioni, pa ditur se ku po shkonin, me sy të lidhur dhe të lidhur nga krahët me njëri-tjetrin.
Me të mbërritur në burg, kujton togeri, një oficer i përshëndeti: "Përshëndetje djema. A e dini ku jeni? Këtu do të kalbeni deri në fund të jetës".





