Zyrtari i NATO-s: Ukraina mund të bashkohet me Aleancën duke lëshuar territore. Kievi: Qesharake!

Stian Jenssen, drejtor i zyrës private të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, ofroi një zgjidhje për krizën në Ukrainë dhe afrimin e saj në Aleancë.

Sipas tij, hyrja e Ukrainës në NATO mund të bëhet duke lëshuar disa territore. “Një zgjidhje mund të ishte që Ukraina të heqë dorë nga territori i saj dhe të marrë anëtarësimin në NATO në këmbim”, tha ai.

Megjithatë, kjo ide u hodh poshtë nga këshilltari presidencial ukrainas, sipas të cilit kjo do të nënkuptonte “zgjedhja e qëllimshme e humbjes së demokracisë, inkurajimi i një krimineli global, ruajtja e regjimit rus, shkatërrimi i ligjit ndërkombëtar dhe transferimi i luftës tek brezat e tjerë”.