Ngacmimi se*sual, Beyonce mesazh inkurajues këngëtares së famshme Lizzo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 10:42
Reperja amerikane, Lizzo u akuzua për ngacmim seksual nga disa ish-kërcimtarë, por mesa duket kjo gjë nuk e ka larguar nga shoqëria me Beyonce-n.
Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, e bëri të qartë qëndrimin e saj për reperen në koncertin e saj të fundit.
Ajo, u filmua duke thënë "Të dua, Lizzo", në remiksin e saj "Break My Soul".
Dashamirësit e saj u befasuan nga përkrahja e Beyonces, pasi ajo ajo është treguar indiferente ndaj siotuatave të tilla që kanë përjetuar koleget e saj në të kaluarën.

