VIDEO/ Adele "ndalon" koncertin, dhe zbulon gjininë e bebit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 10:26
Këngëtarja me famë botërore, Adele ka përjetuar një moment prekës në koncert.
Ajo ftoi një çift, të cilët i dhanë asaj mundësinë të zbulonte gjininë e fëmijës së tyre.
Chris Dear dhe bashkëshortja e tij, Sandel Lord i kërkuan këngëtares të bënte një zbulim për gjininë e foshnjës së tyre.
Pak më vonë, ajo i thirri në skenë dhe u tha se ishte dakord.
Çifti kishin rezultatet e foshnjës që në javën e 12-të, por nga dëshira që kishin për ta zbuluar atë në koncertin e Adelës pritën dhe 6 jave të tjera.
Këngëtarja u ul në buzë të skenës dhe e emocionuar thirri: “Sandelle dhe Chris janë në pritje të një djali”, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje dhe ajo vetë në lot emocionesh.

