VIDEO/ Drake nuk ka kohë për 42-vjeçaren Kim Kardashian

Kim Kardashian arriti që të merrte vëmendjen e shumë personave me lookun dhe prezencën e saj në koncertin e Drake, por nuk arriti të merrte as edhe një përshëndetje nga ana e tij.

Ajo ishte e pranishme në koncertin e yllit të famshëm, ndërsa po qëndronte anash – në një pjesë te barrikadat.

Thuhet se reperi ishte shumë pranë bloggeres dhe themelueses së “Skims”, por nuk i ka dhënë rëndësi prezencës së saj.
Ndërkohë që Kim, 42 vjeçare, i dha atij një buzëqeshje të madhe, kur e pa që po afrohej.


Në pamjet që qarkulluan në internet, 36 vjeçari nuk dha asnjë shenjë, t’ia ketë kthyer nënës së katër fëmijëve në shenj respekti.
Kjo ka lënë të nënkuptohet që ai e injoroi atë dhe se ky moment tani është bërë viral në rrjete sociale.



“Kim Kardashian u injorua nga Drake në koncertin e tij”, ka shkruar një fans.

“A duhej të bënte diçka Drake?”, tha një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

“Ai e dinte që do të bëhej virale, ndoshta për këtë e bëri”, theksoi një tjetër.

VIDEO/ Drake nuk ka kohë për 42-vjeçaren Kim Kardashian

Kim ndër tjera ishte akuzuar më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, për lidhje të shumta, përfshirë këtu edhe me këngëtarin Drake.
Ish-çifti që kanë 4 fëmijë u ndanë zyrtarisht në shkurt 2021, duke i dhënë fund martesës së tyre gjashtëvjeçare.