Inteligjenca Artificiale "shuan" kureshtjen se si do të duken fëmijët e princit William dhe Kate Middleton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 10:07
Krijimi i imazheve duke përdorur Inteligjencën Artificiale është bërë gjithnjë e më popullor vitet e fundit, me aftësinë për të gjeneruar imazhe që mund të jenë të vështira për t’u dalluar nga fotografitë reale.
Admiruesit e familjes mbretërore nuk kanë ngurruar për të shuar kureshtjen e tyre se si do të ngjajnë princi dhe princesha kur të rriten.
Në faqen zyrtare në rrjetin social " Instagram" të Catherine Princess of Wales, u publikuan rezultatet e ofruara nga chatbot-et, duke parashikuar Princin George dhe Princeshën Charlotte, si adoleshentë.

Të dy duken shumë simpatikë. Princi shfaqet tërheqës dhe princesha duket e ëmbël.

Ndjekësit duken të gëzuar me rezultatet, megjithatë vërtetësinë e kësaj inteligjence vetëm koha mund ta tregojë.

