Debat Greqi–Kroaci: Burgosja e 100 tifozëve e papranueshme, Athina: Te ne funksionon shteti ligjor
Të papranueshëm për një vend të BE e ka cilësuar mbajtjen në burg të 100 tifozëve presidenti kroat. Duke kritikuar Greqinë, ai shprehet se kishin 5 ditë kohë për të gjetur autorët, por zgjodhën ti ndalonin të gjithë. Edhe Athina nuk ka vonuar në përgjigje duke deklaruar se janë shtet ligjor dhe kanë drejtësi të pavarur.
100 shtetas kroat vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në Greqi pas përleshjeve në prag të ndeshjes AEK me dinamon e Zagrebit, ku një 29 vjeçar mbeti ivrarë.
Masat ndaj tyre janë kundërshtuar nga presidenti kroat.
Zoran Milanoviç shprehet se autoritetet kishin kohën e duhur për të gjetur autorët, por zgjodhën t’i ndalonin të gjithë, më tej ai shton se me këtë sjellje vende të tilla më mirë të mos ishin në BE.
Por qëndrimi ka sjellë reagimin e Athinës zytrare. Mediat greke bëjnë të ditur se është zhvilluar një bisedë mes Ministrit të Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis me homologun kroat.
Në diskutim ai ka theksuar se drejtësia e pavarur greke do ta gjykojë çështjen në mënyrë objektive dhe të paanshme, duke respektuar të drejtat themelore të tifozëve kroatë të ndaluar.
Por më konkret në qëndrim ishte Përfaqësuesi i Ministrisë Stratos Efthimiou.
“Që në momentin e parë, Qeveritë e Greqisë dhe Kroacisë kanë ka qenë në komunikim për të menaxhuar situatën e krijuar pas vrasjes tragjike të tifozit grek. Në Greqi funksionon një shtet ligjor. Duke respektuar të drejtat themelore të të gjithë personave në paraburgim të përkohshëm, gjyqësori i pavarur grek do të gjykojë çështjen në mënyrë të paanshme dhe objektive. Dhe shteti grek garanton gjithmonë respektimin e ligjshmërisë dhe integritetit të të burgosurve. Çdo deklaratë që shtrembëron realitetin nuk bën asnjë shërbim të mirë në rrethanat aktuale”, thuhet në deklaratë.
Për vrasjen e 29-vjeçarit të dyshuar kryesor mbesin pesë persona. Një shqiptar dhe një kroat u kapën me thikë me gjak, dhe tre të tjerë janë tifozë grek por me precedent të fortë kriminal.
