Kamioni përfshihet nga flakët në aksin Lushnje-Rrogozhinë, shpëton mrekullisht shoferi
Një kamion me targa të Tiranës është përfshirë nga flaket mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.
Drejtuesi i kamionit ka pare qe ka dalë tym nga pjesa e përparme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës.
Pas tymit kamioni është përfshire nga flaket të cilat u përhapen me shpejtësi.
Flakët ishin të mëdha duke bere që të krijohej dhe panik te mjetet që kalonin në këtë aks dhe prania e një karburanti rreth 50 metër pranë.
Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjes, Divjakës, dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur vënien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar me tej.
Nga ana e policisë u mor në pyetje drejtuesi i kamionit i cili dha shpjegimet e tij se çfarë ai kishte parë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike të mjetit.
