Pamje/ Kërcet arma në Sarandë, policia rrethon "BMW"

Janë raportuar të shtëna me armë në Sarandë. Të shtënat raportohen të jenë dëgjuar në lagjen nr 1.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar një automjet tip "BMW" nga i cili raportohet se kanë ardhur të shtënat me armë. Në vendngjarje është edhe një motorr. Policia ka thënë se një person ka qëlluar aksidentalisht me armë. Policia ka sqaruar se nuk ka të plagosur dhe se është në ndjekje të personit që ka qëlluar. 

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)