Manja: 515 qytetarë përfituan kompensimin për ndërtimet informale

515 qytetarë kanë përfituar kompensimin për ndërtimet informale. Lajmin e dha sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili theksoi se, kjo i jep fund sorrallatjeve 30-vjeçare të qytetarëve.

“E nisim ditën me një lajm shumë të mirë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. 515 qytetarë mbyllin përfundimisht kapitullin e sorrallatjeve 30-vjeçare dhe përfitojnë kompensimin e merituar për ndërtimet informale, pa pasur më asnjë pengesë ligjore”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

“Edhe pse periudhë pushimesh, puna vazhdon me ritme të larta për pjesën tjetër të dosjeve”, u shpreh Manja.

Ministri Manja nënvizoi se, “ky moment shënon fillimin e një periudhe të re shprese, ku ligji dhe drejtësia vihen në shërbim të qytetarit”.

Manja: 515 qytetarë përfituan kompensimin për ndërtimet