SHBA/ Dy afro-amerikanë torturohen nga agjentë të bardhë

Dy afro-amerikanë janë torturuar për orë të tëra nga gjashtë agjentë të bardhë.

Ky është një tjetër episod shqetësues abuzimi nga policia amerikane që daton në 24 janar, por që vetëm sot ka dalë në dritë.

“Ngjarja ndodhi në Braxton, Misisipi, ku gjashtë agjentë të bardhë ushtruan dhunë dhe torturuan dy afro-amerikanëve për orë të tëra, të cilat më pas u përpoqën t’i fshihnin”, siç raporton CNN.