Vrasjet në Ekuador, ekzekutohet një tjetër politikan

Ekzekutimet politike vijojnë të trondisin Ekuadorin në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen të dielën.
Udhëheqësi lokal i partisë “Revolución Ciudadana”, Pedro Briones, është vrarë me armë zjarri pasditen e së hënës në provincën Esmeralda, ndërsa detajet nuk janë bërë publike.


Kjo shënon vrasjen e tretë për arsye politike, brenda një muaji dhe pikërisht të personaliteteve që theksin e fushatës e kanë vënë te lufta ndaj bandave kriminale. Ngjarja ka ndodhur, 5 ditë pas vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, i cili karakterizohej nga qëndrimi i ashpër për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai u vra në fund të një mitingu politik në kryeqytetin Quito, pavarësisht pavarësisht jelekut antipblumb, rojeve dhe policsië.
Më herët, më 26 korrik u vra kryetari i bashkisë Manta, qyteti i tretë më i madh i Ekuadorit. Agustín Intriago, 38 vjeç, ishte rizgjedhur për një mandat tjetër në maj të këtij viti.


Vendi është shndërruar në qendër të trafikut të drogës dhe në betejën e bandave lokale të ndihmuara nga karteli për kontrollin e rrugëve, burgjeve lëndëve narkotike, raportojnë mediat.


Policia ka raportuar rreth 3 mijë e 600 vdekje të dhunshme në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shumë më shumë se 2 mijë të raportuara gjatë së njëjtës periudhë në 2022.
Të paktën 400 të burgosur kanë vdekur që nga viti 2021 gjatë trazirave të ndryshme.