Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Bregun Perëndimor
Trupat izraelite kanë vrarë dy palestinezë në Bregun e okupuar Perëndimor të martën, tha Ministria e Shëndetësisë e Palestinës. Kjo ishte bastisja e parë vdekjeprurëse në Xheriko në muajt e fundit. Ministria e Shëndetësisë tha se Qusay Omar Suleiman al-Walaji, 16 vjeç, dhe Mohammed Ribhi Njoom, 25 vjeç, u qëlluan me armë zjarri në gjoks nga forcat izraelite gjatë një sulmi në Xheriko.
Ushtria e Izraelit tha se gjatë bastisjes të dyshuarit shtinë në drejtim të Policisë Kufitare të Izraelit, e cila u përgjigj me armë zjarri. Kjo ishte bastisja e parë vdekjeprurëse që nga 1 maji në Xheriko, një qytet i lashtë në Luginën Jordan, e cila shtrihet pranë Detit të Vdekur.
Dhuna është rritur në konfliktin mes izraelit dhe palestinezëve në muajt e fundit, shkaku është bastisja nga ushtria izraelite dhe nga sulmet vdekjeprurëse nga palestinezët dhe izraelitët. Numri i palestinezëve të vrarë këtë vit në konfliktin izraelito-palestinez ka shkuar në 216 me dy vrasjet në Xheriko.

