Situata në Afganistan, 2 vite nga pushtimi i Kabulit nga talebanët
15 gushti shënon dy vjetorin e pushtimit të Kabulit nga Talebanët, të cilët morën kontrollin e Afganistanit.
Që nga ajo kohë, jeta për gratë po bëhet gjithnjë e më represive dhe brutale, shkruan CNN.
“Dikur kisha shumë miq, tani më duket realitet tjetër. Ndonjëherë mblidheshim dhe bënim xhiro me bicikleta, tani nuk mundemi më. Vvetëm qëndroj në shtëpi dhe shqetësohem për të ardhmen”, është shprehur 20 vjeçarja.
Kur grupi radikal mori pushtetin në vitin 2021 premtoi se gratë do të lejoheshin të vazhdonin shkollimin e tyre deri në universitet, por në fakt ndodhi e kundërta. Ata mbyllën shkollat e mesme për vajza; ndaluan gratë që të ndjekin universitetin, ndaluan udhëtimin e tyre pa një shoqërues mashkull dhe shumë liri të tjera.
Gratë afgane nuk mund të punojnë në shumicën e sektorëve, muajin e kaluar u mbyllën dhe sallonet e bukurisë. Rreth 60 mijë gra mbetën pa punë duke sjellë edhe vështirësi ekonomike në familje
Aktivistët kanë shprehur vazhdimisht shqetësim se gjërat mund të përkeqësohen në një kohë kur bota e lodhur nga luftërat dhjetëvjeçare të Afganistanit, vetëm rri e shikon nga larg dhe ndihmat për ta sa vijnë e pakësohen.
Talebanët kanë pohuar vazhdimisht se gratë lejohen të punojnë në sektorë të caktuar për sa kohë që ajo ndjek vlerat islame, po kjo është larg së vërtetës, kanë shkruar gazetarët amerikanë në artikull.
Talibanët, të cilët nuk njihen nga shumica e vendeve të botës, e kanë shpallur 15 gushtin festë kombëtare. Dita është plot nder dhe krenari për afganët, tha zëdhënësi Bilal Karimi për CNN.
Por festa është gjëja e fundit që duan të bëjnë gratë afgane, shëndeti mendor I të cilave shfaqet gjithnjë e më I rënduar në raportet e OKB. Sipas një sondazhi muajin e kaluar, 8% e të anketuarëve njihnin personalisht një grua që kishte tentuar vetëvrasjen.



