Trump në gjykatë, ndaj ish-presidentit amerikan ngrihen 13 akuza për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit
Telashet nuk kanë të sosur për Donald Trump. Ish-presidenti amerikan është paditur për të katërtën herë gjatë këtij viti dhe për herë të dytë brenda muajit.
Pas një hetimi dyvjeçar, ndaj tij u ngritën 13 akuza për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ku humbi ndaj Joe Biden.
Juria e qarkut Fulton akuzoi kandidatin presidencial republikan dhe 18 zyrtarë të tjerë për 41 vepra penale, ku të pandehurve u referohen si organizatë kriminale. Ato përfshijnë shantazh, ndikimin tek dëshmitarët, vjedhje, dëshmi të rreme, dokumente false, komplot për mashtrim etj.
Aktakuza përshkruan një skemë të ndërhyrjes në pajisjet e votimit në një qark për të vjedhur të dhëna.
Prokurori deklaroi se të akuzuarit kanë afat deri më 25 gusht për tiu dorëzuar vullnetarisht autoriteteve.
Në reagimin e tij, Trump e cilësoi akuzën si të frymëzuar politikisht.
“Mund të ishte ngritur tre vjet më parë, por është përshtatur për t'u vendosur në mes të fushatës sime," u shpreh Trump për Fox News Digital.
Gjithësej, 77-vjeçari është akuzuar për 91 krime në katër çështje penale, në katër juridiksione të ndryshme.
Donald Trump është ish-presidenti i parë në historinë e SHBA që përballet me akuza penale



