“Kam zgjedhur ta fal”, Egli flet për herë të parë pas ndarjes nga Olsi Bylyku

Ndarja mes aktorit të njohur të humorit, Olsi Bylyku dhe Egli Takos prej kohësh ak qenë kryefjala e mediave rozë.

Ishte aktori dhe këngëtari ai që konfirmoi ndarjen në një intervistë, duke pranuar se i mungojnë njëri-tjetrit.

Së fundmi për ndarjen ka folur edhe Egli, e cila iu është ‘hapur’ ndjekësve për herë të parë për këtë temë.

“A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur gjatë.

Teksa shprehet se ka mbetur nje boshllik nga largimi i Olsit, ajo ka qenë paksa e paqartë për fansat e saj me frazën: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”.

“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh.

Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë.

Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli.