Vizita private/ Ironi në mediat italiane: Edhe Meloni iku në Shqipëri nga çmimet e shtrenjta
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i lejoi vetes një vizitë në Shqipëri gjatë pushimeve të saj puliane në një fermë në Ceglie Messapica, në zonën e Brindisit.
Por kjo vizitë ka marrë vëmendje edhe në mediat italiane, por më së shumti në rrjetet sociale.
Mediat italiane e kanë lidhur këtë vizitë të kryeministres së tyre përtej Adriatikut me postimin ironik të pak ditëve më parë të Ramës i cili kishte krahasuar pushtimin e turistëve italianë në Shqipëri me zbarkimet e emigrantëve shqiptarë në vitin 1991.
Një bum i lidhur mbi të gjitha me çmimet e shtrenjta në Itali dhe që e ka bërë bregdetin shqiptar shumë më lirë se ai pulian dhe ai italian në përgjithësi.
Këtu kanë lindur edhe memet, si ajo që kryeministrja i drejtohet partnerit të saj në plazh: «Njëqind euro për një çadër dhe dy shezllone? Giambru çoje b*thën dhe le të shkojmë në Shqipëri!”

