Zuckerberg: Së shpejti ekran i ndarë për thirrjet WhatsApp
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2023, 20:57
Po prezantojmë mundësinë për të ndarë ekranin tuaj gjatë një videotelefonate në WhatsApp, bëri të ditur Mark Zuckerberg.
“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndarjen e dokumenteve të punës, shikimin e fotografive me familjen tuaj, planifikimin e pushimeve, blerjet në internet me miqtë ose thjesht ndihmën ndaj gjyshërve tuaj me teknologjinë, ndarja e ekranit do t’ju lejojë të shfaqni ekranin tuaj gjatë një telefonate video”, theksoi ai.
”Mund të filloni të ndani duke duke klikuar në ikonën “Share” dhe duke zgjedhur nëse do të ndani vetëm një aplikacion specifik ose të gjithë ekranin”. theksoi Zuckenberg.
