Polonia do të mbajë referendum për kufirin me gjemba me Bjellorusinë
Polonia do ti mundësojë shtetasve të saj që të vendosin nëse duhet mbajtur muri me gjemba në kufi me Bjellorusinë, ka thënë ministri polak i mbrojtjes Mariuzs Blaszczak. Referendumi do të mbahet me 15 tetor, në të njëjtën ditë kur do mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
Votuesit polakë do të pyeten nëse e mbështesin "heqjen e barrierës në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë". Ndonëse ndërtimi i murit me gjemba është kritikuar nga opozita në Poloni, tani duke marrë parasysh situatën aktuale me Bjellorusinë aleatën e Rusisë, nuk ekzistojnë shumë zëra kundër.
Së fundmi Polonia është e shqetësuar për aktivitetet e mercenarëve të grupit rus Wagner në Bjellorusi si dhe për numrin në rritje të emigrantëve që duan të hyjnë në Bashkimin Europian përmes territorit bjellorus. Vitin e kaluar Polonia e ka siguruar kufirin prej 418 kilometrash me Bjellorusinë me gjemba të larta prej 5.5 metrash.


