Planifikoi akte terroriste në Ukrainë në këmbim të 200 mijë dollarëve, zyrtari ukrainas dënohet me 12 vite burg

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase është dënuar me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor për spiunazh për Rusinë. 

Valery Shaitanov u arrestua në prill 2022 pasi u gjetën prova se ai kishte planifikuar "akte terroriste" në Ukrainë në këmbim të 200,000 dollarëve dhe një pasaporte ruse.

Besohet se ai kishte për detyrë të kryente një atentat të një anëtari të lartë të ushtrisë së Republikës Çeçene të Ichkeria. Megjithatë, raportet sugjerojnë se Shaitanov kishte transmetuar informacion në Rusi për 30 vjet, shkruajnë mediat e huaja.

“Ish-gjeneralmajori i SBU-së dënohet me 12 vjet burg për tradhti të lartë dhe tentativë për akt terrorist në interes të shtetit agresor (Rusisë)”, thuhet në një deklaratë. 

Zyra njofton se ai kishte transmetuar informacion tek shërbimet ruse të sigurisë dhe se ai i ndihmoi ata të kërkonin agjentë të mundshëm të dyfishtë brenda inteligjencës ukrainase.